Binjakët kalojnë sfidën me sukses

Binjakët kalojnë sfidën me sukses

Joe dhe Ashley Keates mendohet të jenë të porsalindurit më të vegjël që kanë arritur të mbijetojnë në Britaninë e Madhe.

Dy djemtë kanë lindur në muajin e pestë dhe sipas mjekëve peshonin rreth 450 gram secili, mjekët thanë se ata kanë më pak se 1 për qind mundësi mbijetese.

Por, ata arritën ta tejkalojnë këtë sfidë. Tani djemtë janë 7 muajsh dhe jetojnë të lumtur në shtëpinë e tyre bashkë me prindërit dhe katër motrat e vëllezërit në Trowbridge, Wiltshire. Dy vëllezërit kaluan 129 ditë në kujdes intenziv në spital, ndërsa tashmë që të dy mund të veshin rroba për të porsalindurit.

Nëna e tyre Talia për mediat britanike kishte thënë se ndihet shumë me fat, transmeton rtv21.tv.

Ashley dhe Joe janë mrekullitë e mia të vogla. Ndihem shumë me fat dhe mirënjohëse. Besoj se ata janë rast një në një milionë”, tha ajo.

Binjakët kanë lindur më 16 prill të këtij viti dhe besohet të jenë fëmijët më të vegjël që kanë ardhur në jetë në Britani./21Media