Ato kanë dallime të mëdha

Ato kanë dallime të mëdha

Donna Alymer qau nga gëzimi kur e kuptoi se do t’i lindë dy binjake. Por, pas lindjes ajo seriozisht i analizoi dy binjaket.

Njëra nga to, Lucy lindi me flokë të kuqe, sy të kaltër dhe e zbehtë, me pika. Ndërkaq, binakja e dytë, Maria u lind me lëkurë të errët, sy të kaftë dhe flokë të errëta kaçurela.

Anëtarët e familjes së saj u shokuan kur e vizituan Donna dhe e vërejtën ndryshimet mes dy binjakeve. Siç po e shihni nga fotografitë, dy binjaket që nga fillimi kishin dallime të mëdha.

Prejardhja e Dona është gjysmë xhamajkane dhe gjysmë britanike, ndërkaq prejardhja e babait është tërësisht britanike.

Nëse flasim gjenetikisht, nëna Dona ka gjene të kompozuara, me përzierje të bardhë dhe të zezë, kjo rezultoi që njëra binjake të ketë lëkurë të zbehtë e tjetra të errët.

Fatkeqësisht, diferenca e tyre e ngjyrës ndikoi në shfaqjen e ngacmimeve, sidomos për Lucy. Askush nuk besoi që ato janë të afërme, e sidomos binjake. “Ata menduan që jam e adoptuar dhe më quajtën fantazmë”, tha Lucy me lotë në sy.

Maria, dëshironte të jetë si Lucy në fëmijërinë e saj. “Qaja shpesh. Kisha flokë kaçurele, i doja flokët e kuqe të bukura të motrës”, tha ajo.

Sot, të dy binjaket janë të ndryshme, qoftë fizikisht, por edhe nga personalitetet. Maria është më e shoqërueshme dhe i pëlqen moda, përderisa Lucy është më e rezervuar dhe i pëlqen arti.

Ndryshimi në pamje i 18-vjeçareve është habitës. Nuk ishte deri në vitin 2015, kur ato dolën publikisht dhe folën për rrugëtimin e tyre. Por edhe pse janë të ndryshme në disa mënyra, ato janë të afërta me njëra-tjetrën. Motrat binjake janë shoqe të mira dhe mësuan ta duan njëra-tjetrën dhe dallimet e tyre me krenari. “Nëse do të kem fëmijë do të doja të dukej si Lucy”, tha Maria me krenari.

Edhe pse duken shumë më ndryshe dhe nuk vishen njejtë, ato kanë buzëqeshjen e njejtë të bukur./21Media