Binjaket e ngjitura ndahen pas një operacioni që zgjati me orë

Binjaket e ngjitura ndahen pas një operacioni që zgjati me orë

Kirurgët në Australi ia dolën mbanë që me anë të një operacion i cili zgjati 6 orë t’i ndajnë binjaket “e ngjitura” nga Bhutan, sipas tyre ato kanë edhe shanse shumë të mira për shërim të shpejtë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.

Bhutanese twins Nima and Dawa Pelden play with toys

Bhumchu Zangmo holds her conjoined twins Nima and Dawa in Australia

Binjaket 15 muajshe, Nima dhe Dawa Pelden, iu nënshtruan një operacioni të vështirë në Australi pasi kishin lindur të ngjitura me njëra – tjetrën. Kirurgu kryesor Dr Joe Cramer tha për mediat se vajzat ia dolën mbanë me sukses këtij operacioni, ai gjithashtu shtoi se ishte ndjenjë shumë e mirë për të dhe nënën e binjakeve që e informoi se operacioni ishte kryer me sukses.

Surgeons remove one of the babies

Surgeons in the operating theatre at Melbourne Royal Children's Hospital

“Nuk ka asgjë më mirë se të dalësh nga operacioni dhe t’i thuash prindit të atij fëmije se gjithçka ka përfunduar me sukses”, tha Dr.Cramer.

18 Specialist të ndarë në dy grupe u përkujdesen për të gjitha procedurat që duhej kaluar Nima dhe Dawna para operacionit. Ato gjithmonë ishin përballur me njëra – tjetrën dhe nuk mund të uleshin bashkë. Ata thanë se secili operacion ka rrezikun e tij deri sa të kalojnë 24 orët e para, por janë të bindur se gjithçka ka rezultuar mirë./21Media.