Binjakët janë mirë, por do të qëndrojnë në spital edhe një kohë

Binjakët janë mirë, por do të qëndrojnë në spital edhe një kohë

Ata janë binjakë, por kanë lindur në data dhe vite të ndryshme. Duket e pabesueshme, por kështu ka ndodhur për vëllezërit, Joslyn dhe Jaxon Tello në Pendleton, Indiana.

Ardhja në jetë e tyre në fakt ishte parashikuar për në 19 shkurt. Por nëna e tyre, Gilliam Tello ishte paraqitur në spital natën e ndërrimit të viteve për shkak se nuk ka ndjerë lëvizjet e fetusit në bark. Dhe kështu ajo ishte gjendur përpara një lindjeje të papritur.

Në orën 23:37 të datës 31 dhjetor 2019, Gilliam ka lindur djalin Joslyn. Saktësisht 30 minuta më vonë, vëllai Jaxon ka ardhur në jetë, në orën 12:07 të mëngjesit, më 1 janar të vitit 2020.

Binjakët kanë peshuar rreth 2 kg.

“Edhe më parë e kishim biseduar se do të ishte mirë që ata të lindnin në data të ndryshme. Por ja ku jemi me këtë surprizë – data të ndryshme, vite të ndryshme. Kjo ishte padyshim interesante për ne”, kanë thënë prindërit e binjakëve, Gilliam dhe Jason Tello.

Binjakët gëzojnë shëndet të plotë, por do të rrinë për një kohë të gjatë në spital.

Të dy kanë vëllezër më të mëdhenj,  5 dhe 10 vjeç, mezi i presin që binjakët të shkojnë në shtëpi./oranews