Janë mbi shtatë vjeçare dhe janë modele

Janë mbi shtatë vjeçare dhe janë modele

Kur fëmijët e porsalindur vijnë në botë, kjo është një ngjarje e bukur. Por kur lindin binjakët një mrekulli edhe më e madhe për botën.
Në vitin 2010, bota pa ardhjen e dy krijesave të bukura femërore që ishin pothuajse identike. Po, ishte 7 korriku dhe motrat binjake Leah Rose dhe Ava Marie Clements kur erdhën në botë. Menjëherë, ato u admiruan nga shumë njerëz në mbarë botën. Sot, vajzat 7-vjeçare tashmë kanë një karrierën r modelimi përpara, përcjell rtv21.tv

Leah Rose dhe Ava Marie Clements u lindën për t’u admiruar për bukurinë e tyre. Që kur ishin gjashtë muaj, ata janë njohur për pamjen e tyre të bukur. Jaqi, nëna krenare e binjakeve, vendosi të shkojë në një agjenci modelimi për të treguar sa të bukura janë binjakët e saj. Edhe pse ajo nuk kishte shumë kohë, pasiqë kujdesej edhe për vëllain e tyre 2-vjeçar, arriti t’i ekspozojë ato nëpër botë. Sidoqoftë, kur binjakët u arritën në moshën 7 vjeçare këtë verën e kaluar, Jaqi i ekspozoi ato në mediat sociale. Ajo postoi një foto në Instagram dhe shpejt u bë virale.

Agjencitë modeluese vunë re menjëherë bukurinë e binjakeve dhe filluan të luteshin për të punuar me to. Jaqi vazhdimisht u ndal në rrugë për të marrë komente mbi bukurinë e vajzave të saj. Binjaket tashmë kishin orare të zëna, pasi ishin të përfshira në not dhe vallëzim, por ato ishin edhe të etura për të filluar këtë udhëtim të ri në një agjenci modelimi.

Sot, binjakët kanë më shumë se 240.000 ndjekës në Instagram. Tifozët e tyre i quajtën “binjaket më të bukura në botë”.

Aktualisht, Leah Rose dhe Ava Marie kanë marrëveshje me dy agjenci modelimi. Për më tepër, ato kanë fituar çdo kontratë me një numër të markave të veshjeve të fëmijëve dhe revistave, midis shumë mundësive të reja që vijnë. Në mënyrë të pabesueshme u ofruan gjashtë punë të ndryshme brenda një jave të vetme.

Vëllai i tyre më i madh, Chase Robert, nënshkruajti gjithashtu me të njëjtën agjenci modelimi. Familja është në gjendje të udhëtojnë nëpëer botë pasi që binjaket janë të njohur në mbarë rruzullin. Edhe pse kjo mund të jetë paksa plot tension për familjen, megjithatë edhe kënaqen duke kaluar kohë së bashku gjatë udhëtimeve. Kjo në fakt i bashkon ato në një mënyrë të veçantë.
Për familjen Clements, ka një të ardhme premtuesenë botën e modelimit./21Media