Bisedohet për arritje të marrëveshjes për sigurime sociale me Austrinë

Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, ministri Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim.

”Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale”, njoftohet më tutje në komunikatë./21Media​

Back to top button