Takimi i G-20 në Japoni

Takimi i G-20 në Japoni

Kyodo News, duke cituar një draft-komunikatë të siguruar, ka raportuar se anëtarët e G-20 do të pranojnë rreziqet në rritje për ekonominë globale, të paraqitura nga mosmarrëveshjet tregtare dhe pritet të bëjnë thirrje për një politikë monetare më akomoduese.

“Ka shqetësime në rritje lidhur me ndikimin e tensioneve aktuale tregtare”, tha përmes një deklarate, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, para se samiti të niste në qytetin japonez, Fukouka.

“Rreziku është që tarifat e fundit ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, mund të zvogëlojnë edhe më tej investimet, produktivitetin dhe rritjen”, tha ajo, duke i quajtur këto tarifa si “lëndime të vetëshkaktuara”.

Grupi i ministrave të financave janë pajtuar të nisin hartimin e rregullave të përbashkëta që do të mbyllnin zbrazëtitë ligjore që gjigantët e teknologjisë i përdorin për të ulur barrën e taksave.
Facebook, Google, Amabazon dhe kompani të tjera të teknologjisë janë përballur me kritika, pasi kanë shkurtuar taksat e tyre.

Liderët e G-20 pritet të takohen më vonë gjatë këtij muaji në qytetin Osaka të Japonisë, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jingping pritet të diskutojnë rreth mosmarrëveshjeve tregtare./21Media