Bislimi jep detaje për zgjatjen e afatit të pagesave për detyrimet tatimore

Bislimi thotë se nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit të sektorit privat

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka dhënë detaje në lidhje me vendimin për zgjatjen e afatit të pagesave për detyrimet tatimore që ndërlidhet me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi deri më 30 prill.

Ky vendim është marrë dje dhe nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit të sektorit privat, pa përfshirë sektorin publik.

Në këtë kontekst duhet sqaruar se tatimpaguesit e sektorit publik që nuk përfitojnë nga kjo zgjatje janë autoritetet publike – pra një autoritet publik qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik, në kuptim të nenin 1, paragrafi 1.3. i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar. Ky definicion nuk përfshinë ndërmarrjet publike, të cilët plotësisht përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ky vendim”, thuhet në komunikatë.

Back to top button