Bitcoin me vlerë të re rekorde

Bitcoin me vlerë të re rekorde

Valuta digjitale Bitcoin ka arritur rekord të ri, duke arritur vlerën prej 11 mijë dollarësh.

Por, pas disa orësh vlera e Bitcoin ka rënë në 9 mijë e 500 dollarë, transmetojnë sot mediat botërore.

“Tregtarët me përvojë e dinë se çdo gjë që ngritët shpejt edhe bie shpejt”, tha analisti për marketing James Hughe.

Nga ana tjetër, John McAfee, themelues i ndërmarrjes për kibernetikë të sigurisë thotë se Bitcoin deri në fund të vitit 2020 do të vlejë mbi një milion dollarë.