Bitcoin shënon serish ngritje

Vlera e Bitcoin është rritur 21 për qind gjatë 48 orësh

Bitcoin shumë shpejt ka thyer rekordin e mëhershëm prej 5 mijë dollarësh.Valuta digjitale ka arritur vlerën për një moment në 5.856 dollarë.

Një rritje e tillë është e pabesueshme, pasi që Coinbase paralajmëroi se do të ofrojë blerjen e valutës.

Coinbase tash iu mundëson përdoruesve që të blejnë deri në 25.000 dollarë në vlerë të Bitcoin, ethereum dhe litecoin, duke përdorur xhirollogaritë bankare në SHBA.

Vlera e Bitcoin është rritur 21 për qind gjatë 48 orësh. Bitcoin tash ka vlerën e tregut më të madhe se Goldman Sach, prej 93 miliardë dollarësh.

Back to top button