Bitcoini përbën rrezik shumë të lartë

Çmimi i tyre është shumë spekulativ

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi paralajmëroi sot për rrezikun e bitcoinit dhe kriptomonedhave të tjera, aktive shumë të rrezikshme, që duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht nga bankat.

“Monedhat virtuale janë subjekt i një paqëndrueshmërie të lartë. Çmimi i tyre është shumë spekulativ”, deklaroi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi para Parlamentit Evropian.

BQE nuk ka konstatuar që bankat kanë rezerva domethënëse të kësaj monedhe, për të cilën duken ende se nuk kanë shumë interes.

Back to top button