Biznese dhe vullnetarë të shumtë u nisën drejt Shqipërisë

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës prapë shkoi për të ndihmuar Shqipërinë

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës u nis për Shqipëri. Bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës, kësaj iniciative iu bashkuan shumë vullnetarë dhe biznese të ndryshme që po ofrojnë mbështetje dhe ndihma, shkruan rtv21.tv

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës më 26 nëntor, në ditën që Shqipëria u godit nga tërmeti, organizoi në Durrës në stadiumin ‘Niko Duvana’ një kuzhinë mobile, në te cilën u ofrua ushqim për personat në nevojë.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martes në Shqipëri ka arritur në 42, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media

Back to top button