Bizneset në pritje të zbatimit të Pakos Fiskale 2

ATK: Kemi krijuar hapësira të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, me ç ’rast ishte vlerësim i përbashkët se Pakoja Fiskale 1 ka qenë në funksion të zhvillimit të bizneseve, posaçërisht të sektorit të prodhimit dhe janë në pritje të zbatimit edhe të Pakos Fiskale 2.

Sipas një njoftimi të ATK, ndër çështjet që janë vlerësuar se mund të intensifikohet bashkëpunimi, janë organizimi i punëtorive të përbashkëta për trajtimin e problemeve që i preokupojnë tatimpaguesit, posaçërisht zbatimi i udhëzimeve administrative dhe vendimeve shpjeguese të miratuara kohën e fundit, në fushën e transferit të çmimeve dhe trajtimi i çështjeve më të ndërlikuara të TVSh-së në ndërtimtari, tek kompanitë e sigurimeve, luftën kundër dukurive negative të konkurrencës jo të drejtë dhe ekonomisë joformale në Kosovë.

“Gjatë muajit shtator,  do të organizohen punëtori të përbashkëta me grupe të bizneseve, profesionist dhe ekspert të fushave përkatëse të raportimit financiar dhe tatimeve. Në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira për tatimpaguesit, ATK ka krijua hapësira të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj në Qendrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve të Prishtinës. Ishte vlerësim i përbashkët se Pakoja Fiskale 1 ka qenë në funksion të zhvillimit të bizneseve, posaçërisht të sektorit të prodhimit dhe janë në pritje të zbatimit edhe të Pakos Fiskale 2. Ndërsa, në raport me ATK-në, përkundër ngritjes se kualitetit të shërbimeve për tatimpagues dhe trajtimit të kërkesave të tyre, vlerësimeve tatimore dhe aktiviteteve përmbushëse mbetet që të përmirësohen ngecjet në trajtimin e kërkesave për rimbursim, kontrollet dhe vlerësimet tatimore, procesi i fiskalizimit si dhe ngecjet në shoqërimin e mallit me dokumente përcjellëse”, thuhet në komuniktën e ATK-së.

Drejtori i ATK-së falënderoj drejtuesit e OEAK-ut për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe gatishmërinë për mbështetje në të gjitha projektet./21Media

 

Back to top button