Aksident trafiku mes kamionit dhe autobusit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

 
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe një autobusi në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për 21Media ka njoftuar se bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot në ora 10:45 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë, një kamion dhe një autobus. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka njoftuar Ahmeti.
Pamje nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button