Arrestohet një person në një qendër të votimit në Suharekë

Zgjedhjet komunale po zhvillohen sot në Kosovë. Deri më tani në në Komunën e Suharekës është regjistruar një incident, ku një qytetar ka dëmtuar llambën me rreze ultraviolete.
Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në përgjithësi situata është e qetë dhe procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt si në Prizren, Suharekë dhe Dragash. Policia e Kosovës ka regjistruar vetëm një rast në komunën e Suharekës në shkollën “Jeta e Re” ku një qytetar i dyshimt ka penguar procesin e votimit dhe e ka dëmtuar llambën me rreze ultraviolete që shërben për identifikimin e gishtërinjëve”, u shpreh Osmanollaj duke shtuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button