Bjellorusia blen nga Rusia “Su-30SM”

Dy shtetet fqinje kanë arritur marrëveshje që sheh pranimin e aeroplanëve ushtarakë nga Bjellorusia

Rusia dhe Bjellorusia kanë nënshkruar marrëveshjen për dërgesat e aeroplanëve luftarakë “Su-30SM”, deklaroi sot drejtori i shërbimit federal rus për bashkëpunim teknik dhe ushtarak, Dmitrij Shugajev.

“Marrëveshja për dërgesën është nënshkruar. Nevojiten disa faza në mënyrë që kjo të zbatohet”, ka thënë Shugajev për agjencinë TASS./21Media

Back to top button