Reagon ashpër këngëtarja!

Reagon ashpër këngëtarja!

Njihet si njëra ndër artistet më të guximshme shqiptare e cila nuk ngurron ta sprovojë veten në shumë sfera. Mirëpo, ajo shpesh herë është kritikuar për këto veprime të guximshme.

Këngëtarja është shfaqur me veshje tejet të hapura, e ka bërë edhe foto nudo, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se gjatë këtij muaji do t’i publikojë fotografitë e saj ndër vite, nga tri foto për çdo ‘look’.

Por, duket se në adresën e saj kanë arritur shumë komente negative rreth fotografive nudo që ka realizuar, aq sa e kanë detyruar të bëjë një reagim.

“Ju lutem te gjithe “moralistave” fallco te kursejne komentet negative dhe te kuptojne nje here e mire qe keto jane foto artistike nder vite dhe me momentin qe jane bere kane qene minimum 10 veta ne set”, ka shkruar Bleona sipër një fotografie të publikuar./21Media