Familjes Stavileci i shtohet edhe një anëtar

Familjes Stavileci i shtohet edhe një anëtar

Për familjen e shefit të kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavilecin është një ditë e madhe, pasi që ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë të prindër për herën e dytë, këtë herë prind të një djali, shkruan rtv21.tv

Këtë lajm e ka bërë të ditur bashkëshortja e Stavilecit, Vitore Metaj-Stavileci përmes rrjetit social ‘Facebook’.

Me rastin e lindjes së djalit, ajo ka publikuar një fotografi, të cilës i ka hedhur një mbishkrim me fjalën jetë. Në këtë fotografi shihet vogëlushi, i cili është shumë i ëmbël.

“Jetë”, ka shkruar Vitorja krahas fotografisë së publikuar në Facebook.

Ndërsa, se si e pagëzuan atë,  ende nuk është bërë e ditur.

 

Kujtojmë se, Blerandi dhe Vitorja nga martesa e tyre disa vjeçare kanë edhe një vajzë që e kanë quajtur me emrin, Mia. /21Media