Puna është punë, disa të ligjshme dhe disa të paligjshme"

Puna është punë, disa të ligjshme dhe disa të paligjshme”

Aktori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani do të luajë në filmin e njëjtë me John Travoltan, Morgan Freeman e shumë emra të tjerë në filmin “The Poison Rose”.

Në rolet kryesore shfaqen dy aktorët më të famshëm – Morgan Freeman si dhe John Travolta.

Kurse, me anë të një postimi në instagram aktori ka treguar më shumë për rolin e tij në këtë film.

Puna është punë, disa të ligjshme dhe disa të paligjshme. E imja ndodh të jetë e ndytë. Karakteri i Lorenzo Rodrigezit e bëri rolin tim shumë të veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash artisti.

“The Poison Rose” është film i zhanrit triller-mister që paraqet historinë e një detektivi, i cili konsumon shumë alkool dhe tenton të zbulojë të vërtetën pas një vrasje që ka ndodhur në një kolegj. /21Media