"The Poison Rose" së shpejti në kinematë botërore

“The Poison Rose” së shpejti në kinematë botërore

Aktori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani do të luajë në filmin e njëjtë me John Travoltan, Morgan Freeman e shumë emra të tjerë në filmin “The Poison Rose”.

Kjo është bërë e ditur nga vetë aktori, i cili ka publikuar trailerin e filmit në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 585 mijë ndjekës, përcjell rtv21.tv

Ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti kaq të bukur! Kënaqësi të punoja me këtë ekip dhe një falënderimi i veçantë për Morgan Freeman, Johna Travolta, Kat Graham, Famke Janssen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe Geroge Gallo. Hollywood-i zemër”, ka shkruar Destani në mbishkrimin e videos së publikuar.

“The Poison Rose” është film i zhanrit triller-mister që paraqet historinë e një detektivi, i cili konsumon shumë alkool dhe tenton të zbulojë të vërtetën pas një vrasje që ka ndodhur në një kolegj. Filmi do të shfaqet në kinematë botërore më 24 maj të këtij viti./21Media