Festë në familjen e presidentit historik

Festë në familjen e presidentit historik

Fillimisht për publikun shqiptarë u bë e njohur si nusja e djalit të presidentit Ibrahim Rugova. Më pas, fal talentin dhe përkushtimit në punë, Blerina Kllokoqi-Rugova njihet si njëra ndër kreatoret më të suksesshme shqiptare. Për vite me radhë ajo ka veshur këngëtare, aktore, modele, politikane dhe gra të politikanëve. Veshjet e saja ishin pjesë e sfiladave të ndryshme në vend, e deri tek ato më të njohurat në botën e modës.

Sot Blerina feston datëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë ajo ka shkruar se nuk është 33-vjeçare, por 18, pasi i numëron 15 vjet eksperiencë.

Ndryshe, së fundmi Blerina ka marrë pjesë në festivalin e filmit në Berlin, të quajtur “Berlinale”, shkruan rtv21.tv

E njëjta u prezantua së bashku me ekipin e filmit “Kiem Holijanda” i cili ishte i nominuar në kategorinë “Shorts/Generation 14 plus”.

Dy aktorët kryesorë të këtij filmi Andi dhe Florist Bajgora janë prezantuar në tapetin e kuq me veshjet e kreatores shqiptare./21Media