Tani radhën e kanë pushimet

Tani radhën e kanë pushimet

Blero dhe Afrona padyshim janë çifti më i përfolur i këtij viti. Dasma e tyre luksoze në Shëngjin, më 21 shtator, mori vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij sot kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar muajin e mjaltit. Ata kanë përzgjedhur të shijojnë bukuritë përrallore të Hawaii-t, shkruan rtv21.tv

Çifti ka publikuar disa InstaStory, ku kanë lokalizuar dhe hotelin ku do qëndrojnë gjatë kësaj kohe. Timbers Kauai Ocean Club and Residences është emri i hotelit, ku dy net kushtojnë 1 mijë e 700 dollarë amerikan plus mbi 250 dollarë taksat dhe obligime tjera të hotelit.

Në një intervistë në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, Blero pati treguar se muajin e mjaltit do ta kalojnë në Hawaii, ku do të qëndrojnë 2 javë.

Edhe pse nën ethet e dasmës, Blero ishte i përkushtuar mjaft shumë edhe për karrierën. Këtë vit para adhuruesve të muzikës së tij, Blero ka prezantuar disa projekte në bashkëpunim me Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin, Eugenën dhe Burakun./21Media