Bashkëpunimi i parë i Bleros dhe Kaltrinës

Bashkëpunimi i parë i Bleros dhe Kaltrinës

Dy  emrat e mirënjohur të skenës, Blero Muharremi dhe Kaltrina Selimi sapo publikuan bashkëpunimin e tyre parë.

“T’kam humb” titullohet kënga për tekstin dhe orkestrimin e të cilës u përkujdesën,  Fissi dhe Doni.

Kënga është realizuar me rastin e xhirimeve të festave të fundvitit. Por, Blero përveç bashkëpunimit me Kaltrinën për këto festa ka bashkëpunuar me emrat të njohur të estradë si: , Leonora Jakupin, Burakun, si dhe gjatë ditëve në vijimë pritet ta publikoi bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun./21Media