Tara pati dy festa

Tara pati dy festa

Tara, vajza e Blerim Muharremit dhe Teuta Krasniqit festoi ditëlindjen e saj të 8-të.

Si babai, këngëtari Blero, ashtu edhe nëna, aktorja Teuta dje me mëngjes e uruan vajzën e tyre, Tarën për ditën e veçantë të saj.

Tara për 8 vjetorin e saj të lindjes mori urimet më të mira nga prindërit, të cilët edhe organizuan festë për të.

Gjatë ditës, aktorja Teuta Krasniqi ka organizuar një ndejë të bukur, ku së bashku me familjen e saj kanë festuar ditëlindjen e gëzimit të parë.

Po ashtu, edhe Blero për ditëlindjen e vajzës ka organizuar festë të bukur, me ç’rast ka ndarë imazhet e bukura nga festa e ditëlindjes së Tarës, ashtu siç i ka publikuar edhe Teuta në instagram.

Me rastin e ditëlindjes së vajzës, Blero dhe Teuta kanë marrë urime të shumta.

Kujtojmë që, Blero është i fejuar me Afrona Dikën, ndërsa Teuta është martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka edhe vajzën, Kaia-n./21Media