Ai i kërkoi asaj që mos të ndryshojë

Ai i kërkoi asaj që mos të ndryshojë

Ata janë ndër çiftet më të njohura të estradës, për të cilët shkruhet po thuajse çdo ditë. Janë dyshja e njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, të cilët sot kanë festë. Kjo ngaqë, modelja e njohur dhe e fejuara e Bleros, Afrona sot feston datëlindjen e saj të 25-të, shkruan rtv21.tv

Bukuroshja Dika padyshim që merr mesazhe dhe dhurata të shumta me rastin e datëlindjes, por urimet dhe dhuratat nga personi i zemrës, Blero. Këngëtari është përkujdeesur që përmes dhuratave të shumta t’ia bëjë ditën edhe më të veçantë të fejuarës së tij, Afronës. Ai i ka dërguar një buqetë të bukur lulesh, në të cilat është numri 25, e imazhet e të cilave i ka bërë publike  vetë modelja.

Ndërkohë, Blero e ka uraur të fejuarën edhe përmes një fotografie të psotuar në Instagram, me ç’rast i ka uruar asaj ditën e veçantë, duke i dëshiruar çdo të mirë. ”Happy birthday to the most beautiful person inside and out ❤️. Ti e din qe ta deshiroj ma te miren ne bote, spse vet je e till. Kurr mos ndrysho rri keshtu siq je babyLove @afronadika Ta dua zemren dhe shpirtin”, ka shkruar Blero.

Ndryshe, çifti i njohur janë fejuar vitin  e kaluar, ndërsa për martesë ende nuk ka diçka zyrtare./21Media