"Të premtoj..."

“Të premtoj…”

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij, modelja e mirënjohur shqiptare, Afrona Dika, vetëm pak javë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Meqë të dy janë fytyra publike, u përkujdesën maksimalisht që kjo dasmë të mbahet mend gjatë. Të dy dukeshin shumë bukur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, transmeton rtv21.tv

Blero publikoi një kujtim të bukur të dasmës me babain e Afronës dhe e shoqëroi me këto fjali:

“Njeri i cili ma besoj ciken e vet. Te premtoj se nuk do te zhgenjej kurr Nexhi”.

Po ashtu, ai solli edhe një fotografi të bukur me nusen e tij nga fotosesioni i dasmës.

“Te Dua afër, ma afër se perqafimin”, duke treguar se sa mall ndjen për Afronën.

Dasma e Bleros dhe Afronës u mbajt në Shëngjin./21Media