Blero publikoi një fotografi me Sabri Fejzullahun

Blero publikoi një fotografi me Sabri Fejzullahun

Një ndër dasmat që po komentohet shumë ende pa u mbajtur është ajo e këngëtarit të mirënjohur, Blero Muharremi dhe modeles me renome, Afrona Dika. Dasma e çiftit të mirënjohur të estradës do të mbahet më 21 shtator të këtij viti dhe do të performojnë emra të njohur, në mesin e tyre edhe këngëtari Sabri Fejzullahu.

Së fundi, këngëtari nga Mitrovica publikoi një fotografi me artistin e madh të skenës, për të cilin pati disa fjali të veçanta, shkruan rtv21.tv

“Nje takim i vecant m ma te madhin Sabriano ne vendin e vecant ku do te mbahet dasma. Madhsia jote nuk ka kufi, faleminderit qe erdhe special per ta shikuar vendin ku do te mbajm dasmen une dhe Afrona Dika, ti je inspirim dhe shembull per te gjithe artist Sabri Fejzullahu”, ishte postimi i Bleros.

Përveç Sabri Fejzullahut, në dasmën e Bleros do të këndojnë edhe Ramadan Krasniqi – Dani dhe Shkurte Gashi. Ceremonia martesore e Bleros dhe Afronës do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu./21Media