Cilët janë VIP-at e preferuar të Bleros dhe ristë e tij gjatë këtij viti?

Cilët janë VIP-at e preferuar të Bleros dhe ristë e tij gjatë këtij viti?

Njihet si një ndër këngëtarët që ka marrëdhënie të mira me shumë prej VIP-ave, të cilën nuk heziton ta tregojë, qoftë përmes bashkëpunimeve apo postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për këngëtarin, Blerim Muharremi-Bleron-n, i cili për rtv21.tv ka treguar VIP-at që  i pëlqejnë atij më së shumti. Në mesin e VIPA-ve shqiptar apo ndërkombëtar, Blero ka përmendur Danin, Sabri Fejzullahun, Era Istrefin…‘’Unë qysh i vogël e kom ngu dhe m’ka pëlqy gjithmonë dhe ende është idhulli im, i madhi Ramadan Krasniqi – Dani, pastaj një që të gjithë e kemi ndëgjuar, ka qenë Michael Jackson, prej aktoreve është Naseri, Naser Rafuna, për mendimin tim është një prej aktorëve më të mirë kosovar, të madhin Sabriano-n dhe të mos të harroj dhe fenomenin Era Istrefi, që vazhdon të jetë inspirim për tjerët’’, ka treguar Blero.

Krahas artistëve të preferuar, këngëtari ka rrëfyer edhe për gjërat që mendon t’i realizojë këtë vit. Si ngjarje të rëndësishme që Blero mendon ta realizojë sivjet është martesa me të fejuarën, Afrona Dikën si dhe mund të pritet një bashkëpunim me Ukin.

Ndryshe, Blero Muharremi ka pranuar se është i angazhuar rreth projekteve të reja./21Media