Gjithçka gati për dasmën e Bleros

Gjithçka gati për dasmën e Bleros

Këngëtari i njohur, Blero dhe Afrona do t’i thonë po njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore më 21 shator.

Dasma e Bleros do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu. Blero madje, ka zbuluar se për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi.

Kurse, me postimin e fundit në Instagram Blero ka bërë të ditur se Yll Limani do ta këndojë këngën e dasmës në martesën e tij.

Pikrisht ky artist shok dhe shpirt i paq do te na  kendoj kengen e dasmes. vëlla Yll Limani”, ka shkruar Blero.


Krahas përgatitjeve, këngëtari Blero dhe modelja Afrona javë më parë realizuan një set të bukur fotografik, të veshur si dhëndër dhe nuse. /21Media