Prapaskenat e programit festiv në RTV21

Prapaskenat e programit festiv në RTV21

Si çdo vit tjetër edhe për pritjen e Vitit të Ri 2020, RTV21 ka përgatitur një program festiv me artistët më të pëlqyer nga publiku.

Njëri ndër programet festive të RTV21, me nikoqirë Blerona Zeqirin dhe Visar Kalludrën po xhirohet sonte.

Blerona po shkëlqen e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë nga disenjatorja e njohur, Lia Stublla, ndërsa Visar Kalludra me një kostum të veçantë nga Ylber Rukiqi.

Momente të bukura, argëtim pa fund, e shumëçka speciale do të shihni në RTV21 gjatë netëve të Vitit të Ri./21Media