Bleronën dhe Visarin i presin me fli

Bleronën dhe Visarin i presin me fli

Protagonist i rubrikës “Mysafirë te Kryetari”  në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” në RTV21 ka qenë kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Blerona dhe Visari kaluan ditën me kryetarin Ramosaj i cili ndau shumë detaje për angazhimet e tij si kryetar komune dhe jo vetëm, shkruan rtv21.tv

Dy moderatorët kanë kaluar kohë edhe në konakun e kryetarit, ku janë pritur edhe bashkëshortja e tij, Vlora.

E pyetur se e a ndihmon bashkëshorti me punë të shtëpisë, Vlora tha se nuk mbanë mend se ka ndodh ndonjëherë që e ka ndihmuar.

Vlora gjithashtu ka treguar se si është kryetari si bashkëshort, si baba.

“Është njeri i sinqertë i drejtë, i respektueshëm. Ktu në familje mundohet që deri në fëmijën më të vogël me respektu”, ka thënë ajo.

Ndërsa, kryetari Ramosaj ka treguar virtytin që ia çmon bashkëshortes së tij.

“Kujdesi ndaj fëmijëve, e ka njëfar principi të jashtëzakonshëm një përkushtim të jashtëzakonshëm për ta poashtu edhe kujdesi ndaj meje dhe anëtarëve tjerë të familjes”, ka thënë kryetari.

Në fund të bisedës, Blerona dhe Visari janë shërbyer me fli në konakun e kryetarit./21Media