Bashkëshortja tregon virtytet e kryetarit

Bashkëshortja tregon virtytet e kryetarit

Një rubrikë e re interesante e emisionit “1 Kafe prej Shpisë” në RTV21  është ”Mysafirë te Kryetari”, ku Blerona bashkë me Visarin çdo javë do vizitojnë kryetarë të komunave të Kosovës.

Këtë javë ata kanë vizituar Komunën e Drenasit, ku kanë përcjellur agjendën e kryetarit Ramiz Lladrovci i cili bashkë me familjen e tij kanë pranuar që t’i presin Bleronën dhe Visarin edhe në konakun e tyre.

Bashkëshortja e kryetarit, Shemsije Lladrovci e pyetur se cili është virtyti më i mirë që ka kryetari si bashkëshort, ajo tha se “origjinaliteti i tij, është njëri i sinqertë, njeri i dashtun, njeri besnik dhe mbi të gjitha është i moralshëm.

Ndërsa, Ramiz Lladrovci për bashkëshorten tha se kanë qenë shok ku kanë qenë të rinj dhe se  kanë vepruar dhe punuar bashkë, ndërsa tha se tani jetën e kanë në rregull,”i kemi tre djem si drita, një vajzë e kemi si argjendi”, tha kryetari./21Media