Moderatorja shfaqi linjat e bukura trupore

Moderatorja shfaqi linjat e bukura trupore

E bukur dhe e lezetshme ajo shfaqet në çdo paraqitje që bënë, duke iu lënë mbresa shikuesve të shumtë që e përcjellin kudo ku ka shqiptarë.

Fjala është për moderatoren e njohur kosovare, Blerona Zeqirin, e cila është ndër prezantueset më të pëlqyera dhe të komentuara nga publiku, shkruan rtv21.tv

Duke pasur parasysh faktin që ajo ka numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, autorja e emisionit “1 Kafe prej Shpisë” po mundohet që të jetë sa më pranë tyre, duke postuar pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj.

E kur jemi te rrjetet sociale, sot moderatorja e RTV21 publikoi disa foto të bukura, në të cilat shfaqi linjat e saj të bukura trupore.

Me flokë të lëshuara dhe me fustan të shkurtë, Blerona duket mahnitëse në tri imazhet që publikoi në instagram për 156 mijë ndjekësit e saj, nga të cilët po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, Blerona Zeqiri është autore dhe moderatore e emisionit të përjavshëm “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21./21Media