Blerona publikoi pamje të bukura nga Anglia

Blerona publikoi pamje të bukura nga Anglia

Moderatorja e njohur kosovare, Blerona Zeqiri sonte ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Anglisë do ta shikojë nga Anglia.

Blerona, e cila gjendet atje për një aktivitet, përmes postimeve në instagram bëri të ditur se është gati për ta ndjekur ndeshjen.

Përveç kësaj, moderatorja e njohur e RTV21 publikoi për 141 mijë ndjekësit e saj në instagram pamje të bukura nga Anglia, shkruan rtv21.tv

Kosova sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. “Dardanët” do të përballen në udhëtim me Anglinë, me sfidën që do të fillojë nga ora 20:45. Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media