Blerona po duket shumë bukur

Blerona po duket shumë bukur

Njëra nga moderatoret më të pëlqyera e më të komentuara të ekranit shqiptar pa dyshim që është Blerona Zeqiri.  Karrierën si moderatore e ka filluar në moshën 14 vjeçare. Ajo gjithmonë ka marrë lëvdata për paraqitjet e saj.

Blerona Zeqiri, me bukurinë dhe elegancën e saj ka mbledhur rreth vetes shumë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Sikurse që është mjaft e gjallë në emision, moderatorja e tillë është edhe në përditshmëri, e edhe në rrjetin social Instagram, në të cilin ka mbi 13 milionë ndjekës, me të cilët ndan imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Blerona në Instagram, ka publikuar një imazh të bukur, përmes së cilit ka shfaqur bukurinë e saj.

Me flokë të drejta dhe me grim që i shkon për fytyre, moderatorja shkëlqen në imazhin e publikuar në Instagram, për të cilin ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Kujtojmë se, Blerona aktualisht drejton bashkë me Visar Kalludrën emisionin shumë të pëlqyer “1 Kafe prej shpisë”, i cili transmetohet çdo të diele në televizionin RTV21. /21Media