RTV21 sjell atmosferë në shtëpitë tuaja

RTV21 sjell atmosferë në shtëpitë tuaja

Shtëpia e madhe mediatike–Radiotelevizioni 21, ashtu sikur çdo vit tjetër, edhe sivjet do të sjellë program të pasur me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Një ndër emisionet që do të transmetohet për argëtimin tuaj është edhe “Party e Shpisë”, i cili transmetohet më datën 01 janar, nga ora 21:00, shkruan rtv21.tv

Moderatorja Blerona Zeqiri është shprehur se këtë po e përmbyll si më të mirin për të dhe shpreson që me programin e saj festiv do të ju argëtojë në ditën e parë të vitit të ardhshëm.

“Gezuar 2020! ❤️ Po e permbylli vitin 2019, si vitin me te mire per mua deri sot! Faleminderit te gjitheve qe erdhet ne jetem time kete vit, ma keni bere me te vecante. Kete fundvit une dhe ekipi i mrekullueshem i RTV 21 kemi pergatit programin festiv, “Party e Shpisë” qe shpresoj te ju argetoj ne ditet e para te 2020-tes❤️ 01 Janar ora 21:00″, ka shkruar në rrjete sociale autorja dhe moderatorja e njohur, Blerona Zeqiri.

Më poshtë shikoni promon e “Partyt të Shpisë”./21Media