Ajo publikoi një imazh të bukur bashkë me aktoret simpatike

Ajo publikoi një imazh të bukur bashkë me aktoret simpatike

Blerta Deliu-Kodra është ndër deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës. Përveç që është aktive në Kuvend, Blerta e tillë po tregohet edhe në rrjete sociale, ku numëron ndjekës të shumtë.

Nga publikimet e shumta, që deputetja e PDK-së bën, kryesisht në instagram, vërehet që ajo ka marrëdhënie të mira me emra të njohur të fushave të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Sonte, Deliu-Kodra publikoi në instastory për 11 mijë e 800 ndjekësit e saj një imazh të bukur me aktoret e njohura kosovare, Teuta Krasniqin dhe Albulena Kryeziun.

Krahas fotografisë së bukur me dy aktoret ajo shkroi: Me dy shpirta, teksa vendosi një emoji të zemrës.

Kujtojmë që, Blerta Deliu-Kodra ka kohë që është fytyrë publike, e jo vetëm në fushën e politikës. Atë e keni parë edhe si aktore dhe prezantuese./21Media