“Blick” shkruan për fitoren historike të Kosovës

11 Qershor 2019

Kosova e pamposhtur!

Kosova e pamposhtur!

Fitorja historike e “Dardanëve” kundër Bullgarisë me rezultat 3:2, pushtoi ballinat e mediave e gazetës zvicerane “Blick”.

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” i dedikoi artikull kombëtares së Kosovës, duke përmendur në detaje gjithë ndeshjen e mbrëmshme. “Blick” shkruan se Kosova kishte qenë e pamposhtur për 14 ndeshje. Disfatën e fundit Kosova e kishte përjetuar në vitin 2017. Që nga ajo kohë shkruan Blick, Kosova ka shënuar 9 fitore dhe pesë barazime.

Ndër tjerash, “Blick” ka veçuar postimet e fansave të shumtë në Twitter. Njëri nga ta ka shkruar se nëse Kosova kualifikohet për EURO 2020, do të zëvendësohet statuja e Skënderbeut me atë të Bernard Challandes.

Kombëtarja e Kosovës e ka shijuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Dardanët kanë arritur të mposhtin Bullgarinë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje, me rezultat 3:2.

Në minutat shtesë të ndeshjes Elbasan Rashani me asistimin e Milot Rashicës, ka shënuar golin e fitores për Kosovën. Në pjesën e parë të ndeshjes Milot Rashica ka shënuar golin e parë për Kosovën, në minutën e 14të, pas një hutie në zonën e bullgarëve. Bullgaria në minutën e 43-të ka arritur golin e barazimit me anë të Ivelin Popov. Pjesa e dytë ka nisur shumë mirë për bullgarët, pasi në minutën e 55-të, Kristian Dimitrov ka shënuar golin e dytë nga goditja e këndit. Por Kosova nuk u dorëzua. Golin e dytë me kokë e ka shënuar sulmuesi Vedat Muriqi, pas asistimit të Benjamin Kolollit, në minutën e 64-të, duke arritur barazimin 2 me 2. Ndërsa për golin e tretë dhe të fitores në minutat e lojës shtesë, u përkujdes zëvendësuesi Elbasan Rashani. Kjo ishte ndeshja e 14-të rresht pa humbje e Kosovës, që është kombëtarja më në formë momentalisht./21Media