Mbyllet piceria me insekte

Mbyllet piceria me insekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon me dhjetra kg mish të pasigurt. Pas kontrolleve të ushtuara në tre subjekte që ushtronin aktivitetin në fushën e tregtimit të mishit, kamping dhe piceri në Leskovi-Kolonjë, Sotirë të Korçës dhe Pogradec, AKU i ka gjobitur me 1.1 milion lekë në total të trea për kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Dy prej subjekteve u është ndërprerë dhe aktiviteti.

-Konkretisht, subjekti me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota).

– Subjekti me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope).

– Subjekti me aktivitet “Piceri” Pogradec ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës)./oranews