Bllokohet mishi i pulave të ardhur nga Brazili

Alarmi për mishin e kalbur është ngritur  në të gjithë Evropën

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri ka bllokuar në doganë mishin e pulave dhe të derrit që vinte nga Brazili.

Sipas AKU, produktit do t’i bëhen analizat dhe pas tre ditëve nëse ato rezultojnë mirë, mund të sigurohen që është i padëmshëm për konsumatorët.

Sipas burimeve në Shqipëri, ka hyrë mish pule dhe derri i cili ka pasur edhe certifikatën e cilësisë që tregonte se produkti është i sigurt.

Alarmi për mishin e kalbur të pulave, derrit dhe viçit i ardhur nga Brazili, është ngritur prej disa ditësh në të gjithë Evropën. Autoritetet në Brazil kanë zbuluar se prej dy vitesh në Evropë është eksportuar mish i kalbur. Madje edhe certifikatat e cilësisë, janë te manipuluara nga inspektorët në bashkëpunim me zyrtar të qeverisë atje./21Media

Back to top button