Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Katalonisë

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Katalonisë

Gjykata Kueshtetuese e Spanjës ka bllokuar përkohësisht planet e Qeverisë rajonale të Katalonisë për financimin e referendumit për pavarësinë e këtij rajoni, i cili është paraparë të zhvillohet këtë vit, plan ky i cili më herët është kontestuar edhe nga Qeveria e Spanjës, shkruan rtv21.tv

Suspendimi i planeve të Katalonisë është një masë që fillimisht do të zgjasë pesë muaj, përderisa Gjykata Supreme të mos e shqyrtoi padinë e Qeverisë dhe përderisa të mos merr vendim për këtë çështje, ka kumtuar Gjykata.

Marrëdhëniet mes Katalonisë dhe Qeverisë qendrore në Madrid janë përkeqësuar dukshëm gjatë viteve të fundit, për shkak të kërkesës së Katalonisë që të organizoi referendum për pavarësi, referendum ky i cili bie ndesh me Kushtetutën e Spanjës.
Katalonia ka këmbëngulur se do të organizoi në shtator referendumin obligues.

Sipas anketave të fundit, rreth 7.5 milionët e Katalonisë janë të ndarë në dy taborë sa i përket çështjes së shkëputjes së rajonit nga Spanja, por shumica prej tyre megjithatë mbështesin planin për organizimin e referendumit./21Media