Pasagjerja ndaloi mbylljen e derës së avionit

Pasagjerja ndaloi mbylljen e derës së avionit

Një pasagjere në një aeroplan në Kinë, ka zemëruar udhëtarët në një fluturim ndërkombëtar pasi që ka bërë 160 pasagjerë të presin për vajzën e saj, e cila ishte duke bërë shopping.

Nëna e vajzës u përpoq të pengonte ekuipazhin e kabinës që të mbyllte derën e aeroplanit, ndërsa udhëtarët e tjerë ishin mbërthyer në avion, transmeton rtv21.tv.

Dëshmitarët treguan se nëna ishte ulur në urën jashtë avionit, ndërsa një punonjës i linjës ajrore bisedoi me të.

Incidenti ndodhi më 15 maj në një fluturim nga Bangkok në Shangai të operuar nga transportuesi buxhetor kinez i kompanisë Spring Airlines.

Udhëtarët pohuan gjithashtu se udhëtarja shoqëruese, e cila supozohej të ishte vajza e gruas që pengoi avionin, kishte bërë thirrje policisë së aeroportit ta ndalonin fluturimin./21Media