Njëra ndër blogeret më të ndjekura në Instagram

Njëra ndër blogeret më të ndjekura në Instagram

Kënga “Beautiful” që e solli Ledri Vula dhe Flori, për një periudhë të shkurtër arriti t’i thyejë rekordet e klikueshmërisë dhe pushtoi të gjitha top listat vendore.

Por jo vetëm në vend, kjo këngë po dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë e madje edhe nga emra të njohur, shkruan rtv21.tv

Njëra ndër blogeret më të njohura në Instagram, Amadea Muse e cila ka mbi 847 mijë ndjekës dhe mbi 9 mijë në Instagram, duket se u ‘inspirua’ nga kjo këngë.

Në njërën nga videot e fundit që ka publikuar duke bërë grim, video të cilën e ka ri-publikuar edhe Huda Beauty, në sfond dëgjohet kënga “Beautiful” nga Ledri dhe Flori.

Ndryshe, kujtojmë se “Beautiful” u lansua vitin e kaluar dhe ka arritur mbi 29 milionë klikime në YouTube./21Media