Ishte mbyllur në valixhe

Ishte mbyllur në valixhe

Trupi i pajetë i blogeres ruse, Ekaterina K, 24-vjeçare, u gjet në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë. Sipas njoftimit të policisë, modeles i ishte prerë fyti dhe ishte qëlluar disa herë me thikë, më pas ishte mbyllur në valixhe.

Ajo kishte qenë në lidhje me një 32-vjeçar – por ata ishin ndarë. Pas tij, ajo kishte filluar romancën me një 52-vjeçar dhe kishin planifikuar të shkonin në pushime bashkë në Holandë.

Policia po e heton rastin, nëse xhelozia ka çuar në vrasjen e viktimës. Ende nuk është raportuar për të arrestuar, transmeton rtv21.tv 

Posti i saj i fundit në rrjete sociale ishte më 22 korrik./21Media