Reprezentuesi ganez ka ndërprerë kontratën me Las Palmas

Reprezentuesi ganez ka ndërprerë kontratën me Las Palmas

Kevin Prince Boateng është lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Las Palmas.

Ish-futbollisti i Schalkes pritet të luajë sërish në kampionatin gjerman, por këtë herë me Eintracht Frankfurt.

Mediat gjermane konfirmojnë se Boateng është në bisedime me Frankfurtin dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja, ku ai do të nënshkruajë një kontratë një-vjeçare me klubin nga Bundesliga.