Boateng nuk është i kënaqur me "bavarezët"

Boateng nuk është i kënaqur me “bavarezët”

Bayern Munich ka humbur shumë lojtarë këtë verë, mirëpo ka mundësi që edhe disa të tjerë të largohen. Këtë herë është fjala për qendërmbrojtësin, Jerome Boateng, i cili nuk është i kënaqur me “bavarezët”.

Gjiganti gjerman po dëshiron ta mbajë në klub 30-vjeçarin, i cili mund t’iu ndihmojë lojtarëve të rinj në ekip.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, mund t’i ndjek hapat e Arjen Robben, Mats Hummels, Franck Ribery dhe Rafinha, duke u larguar nga klubi këtë verë.