Pritjes së madhe po i vjen fundi

Pritjes së madhe po i vjen fundi

Këtë fundjavë në Stokholm të Suedisë pritet që këngëtari dhe tekst shkruesi Bob Dylan të pranojë çmimin prestigjioz Nobel për Letërsi, në një ceremoni shumë të ngushtë ku vetë ai do të pranojë këtë trofe.

Për këtë ceremoni ka njoftuar sekretarja e përhershme në Akademinë Suedeze, Sara Danius, e cila ka konfirmuar se artisti 75 vjeçar do të pranojë këtë çmim.

Bob Dylan , përpos që kishte befasuar shumë adhurues të letërsisë me fitimin e çmimit, ai bëri bujë edhe me mosparaqitjen e tij për pranimin e tij, duke mos marrë pjesë në ceremoninë kryesore të Nobel./21Media