Banorët e lagjes Mati 1 thonë se me ketë problem po përballen që një vit

Banorët e lagjes Mati 1 thonë se me ketë problem po përballen që një vit

Disa banorë të lagjes Mati 1 janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, për shkak se bodrumet e ndërtesës ku jetojnë janë vërshuar nga ujërat e zeza.

Banorët që jetojnë në rrugën B tek ndërtesat e Royalit, thonë se me ketë problem po përballen tashmë që një vit dhe për këtë e kanë njoftuar edhe komunën. Ndërsa kanë bërë të ditur që tashme 10 ditë bodrumet e tyre janë të mbushura me ujëra të zeza.

Përfaqësuesi i banorëve, Musa Gashi, ka thënë se gjithmonë kur ka reshje bodrumet e tyre përfundojnë në atë gjendeje por që sipas tij këtë herë thellësia ka shkuar në 1 metër.

Deri më tani askush nga zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk ka dalë që t’i takojë.