Më 1, 8 dhe 15 qershor prej ora 16:00 në Kinemanë "Jusuf Gervalla" në Pejë vjen filmi Bogota Change me regji të Andreas Mol Dalsgaard

Më 1, 8 dhe 15 qershor prej ora 16:00 në Kinemanë “Jusuf Gervalla” në Pejë vjen filmi Bogota Change me regji të Andreas Mol Dalsgaard

Filmi shfaqet në kuadër të iniciativës Hacking “Urban Space” iniciativë kjo e marrë nga DokuFest në bashkëpunim me Anibar dhe Termokiss për shfaqjen e filmave me tema të ndryshme të fokusuara në sfidat e strategjisë urbane, rritje të popullsisë, bllokime të transportit, ambiente dhe probleme të tjera me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetet më të mëdha të Kosovës.

Është tregimi i dy burrave, të cilët, pa u ngarkuar nga politika partiake, arritën të transformonin privimin e pashpresë në një fillim të ri.

Sot metamorfoza e Bogotas shihet si një shembull i shkëlqyeshëm i rinovimit njerëzor urban.

Regjisori Andreas Mol Dalsgaard në film kombinon rrugët, intervistat, pamjet arkivore dhe animacionet në një rindërtim dinamik të kësaj historie suksesi.