I dyshuari gjendet në paraburgim

I dyshuari gjendet në paraburgim

I dyshuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13, sot do të jap dëshmi para prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskoska, raporton TV21.

Prokuroria dy javët e fundit ka shqyrtuar dëshmitë, ekspertizat e celularëve, si dhe deklaratat e dëshmitarëve.

Jovanovski gjendet në paraburgim në burgun e Shkutkës në Maqedoninë e Veriut.

Përveç Jovanovskit në rastin “Reket” dyshohen edhe Zoran Milevski – Kiçaec dhe ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva.